Ndihmoni arinjt më të pikëlluar në Evropë!

 

Ju lutemi ndihmoni arinjt më të pikëlluar në Evropë dhe kërkoni nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri të zbatojë ndalimin e mbajtjes së tyre në robëri!

 

Aktualisht janë rreth 50 arinj në vende të ndryshme të Shqipërisë duke jetuar në kafaze të vogla dhe duke u përdorur si atraksion turistik, ku njerëzit i shfrytëzojnë për të bërë foto me ta.

 

Pothuajse të gjithë këta arinj janë marrë nga jeta e egër në mënyrë të paligjshme për të jetuar një jetë të lidhur me zinxhirë. Edhe pse arinjt janë specie të mbrojtura si me ligjet e Shqipërisë ashtu edhe me ato ndërkombëtare, tregëtia me arinj dhe me këlyshët e tyre në Shqipëri ka lulëzuar për shumë vite.

 

Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, FOUR PAWS tani synon ta trajtojë këtë ҫështje dhe të luftoj për një zbatim strikt të legjislacionit aktual dhe forcim të ndalimit ligjor për të gjitha format e keqtrajtimit të arinjve.

 

Na ndihmoni të ndalojmë mbajtjen e paligjshme dhe shfrytëzimin e arinjve në Shqipëri dhe të inkurajojmë Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri për zbatimin e ndalimit të mbajtjes së arinjve në robëri!

 

I nderuari Ministër i Turizmit dhe Mjedisit,

 

Sot një numër i madh i arinjve të murrmë janë duke vuajtur në kushte jo të përshtatshme për llojin e tyre në Shqipëri. Këto kafshë janë marrë në mënyrë të paligjshme nga natyra dhe shfrytëzohen si atraksion turistik afër restoranteve, për qëllime argëtimi në plazhe ose në mbajtje private.

 

Shqipëria, si kandidat zyrtar për anëtarësim në BE dhe që aspiron të jetë destinacion për turistët ndërkombëtar, duhet të tregoj vullnetin e mirë dhe rrjedhimisht të punoj nëtrajtimin e këtyre mangësive ligjore lidhur me mirëqenien dhe ruajtjen e arinjve. Prandaj, ju lutemi te merren masa për zbatimin strikt të legjislacionit ekzistues për mbrojtjen e arinjve dhe ndalimin ligjor për të gjitha format e keqtrajtimit të arinjve në robëri.

 

Ju lutemi veproni për mbrojtjen e arinjve të robëruar dhe tregoni që shteti i Shqipërisë është një kandidat serioz për në BE duke respektuar standardet për mirëqenien dhe mbrojtjen e kafshëve si dhe është një destinacion i përgjegjshëm turistik, ku keqtrajtimi i kafshëve nuk ka vend!

 

Sinqerisht,

Sinqerisht, 
 

*Në vijim të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në qershor 2017 dhe qeverisë së re të krijuar, peticioni i është drejtuar tani Ministrit aktual të Turizmit dhe Mjedisit. Peticioni i drejtohej më parë Ministrit të Mjedisit në detyrë, z. Lefter Koka.